Titullari i Institucionit
Ark. Artan SHKRELI
Drejtor i Përgjithshëm
Edukimi:
Në vitin 1982 mbaron formimin e mesëm pranë Politeknikumit "7 Nëntori", Tiranë.
Në vitin 1986 përfundon studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.
Në vitin 1991 specializohet në Itali si "Progettista assistito da CAD" dhe punësohet arkitekt pranë studios.
Në vitet 1995-1996 specializohet përmes "scuola progetto" në sektorin e restaurimit arkitekturor pranë "Cuppini e Associati" në Bolonja të Italisë.
Në vitin 2003 krijon OJF-në "Fondi Shqiptar për Monumentet" (Albanian Fund for Monuments) me qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit.
Në vitin 2004 me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, merr pjesë në Washington në programin me temë "Cultural Heritage Preservation".
Në vitin 2011 kryen kursin pasuniversitar për "Energy Efficiency" në banesa, organizuar në Ohër të Maqedonisë nga "Eko Zentrum" gjerman.
Veprimtaria e tij:
Në vitin 1987 ka punuar pranë ISP1 (grup pune udhëhequr nga F. Luarasi) për projektimin e godinës së Postës Qëndrore të Shqipërisë .
Në vitin 1988 ka punuar pranë Zyrës Urbanistike të Projektimit në Komitetin Ekzekutiv të Pukës si arkitekt dhe urbanist.
Në vitin 1993 ka punuar si përgjegjës për programet ndërkombëtare pranë "Ricerca & Progetto" në Bolonjë, orientuar në problematikat e bioarkitekturës.
Në vitin 1996 krijon në Tirane "SFERASTUDIO"-n, strukturë private në fushën e projektimit arkitektonik, urbanistik e mjedisor.
Në vitin 1998 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Monumenteve të Kulturës (nga muaji korrik i këtij viti deri në tetor të vitit 2002).
Në vitin 1999 ka punuar si anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të ICOMOS-it (International Council on Monuments and Sites).
Në vitet 2001-2011 ka qënë anëtar i KRRT-së pranë Bashkisë Tiranë.
Në vitin 2003 ka punuar si këshilltar për Urbanistikën dhe Trashëgiminë pranë kryeministrit Fatos Nano.
Në vitin 2008 ka qënë kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërise (SHASH).
Në vitin 2010 zgjidhet anëtar i Këshillit Propozues të "Dignatio Club".
Në vitin 2013 ka punuar si këshilltar për territorin pranë kryeministrit Edi Rama.
Në vitin 2017 ka punuar si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vitin 2021 emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ndërtimit.
Aktualisht punon edhe si pedagog i jashtëm i lëndës së "Historisë së Arkitekturës Botërore Bashkëkohore" dhe "Historisë së Arkitekturës Shqiptare".
E-mail: artan.shkreli@institutindertimit.al