Sektori i Inspektimit

Gramos Dushku

Ka perfunduar  Fakultetin Politeknik ne Degen Inxhinieri Mekanike Logjistike dhe Prodhim

Qe prej dates 20.10.2014 eshte shef Sektori te Inspektimit


 

Sektori i Inspektimit dhe Vlerësimit të Konformitetit

Objekti i punës së Sektorit të Inspektimit dhe Vlerësimit të Konformitetit është:

  • Inspektimi i fabrikave që prodhojnë produkte ndërtimi për të vlerësuar cilësinë e produkteve
  • Vlerësimi i konformitetit në fushën e prodhimit të produkteve të ndërtimit, në përputhje me standardet në fuqi

Sektori bashkëpunon ngushtë dhe shkëmben informacione me Ministrinë e Linjës (Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit), Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombetër (INUK), dhe Organizma  apo Shoqëri të tjera të cilat kanë lidhje me detyrat e tij.

Sektori përbëhet nga dy zyra:

  • Zyra e Inspektimit
  • Zyra e Vlerësimit të Konformitetit

Aktiviteti i Zyrës së Inspektimit është:

  • Kryerja e asistencës tekniko-ligjore për vendosjen e sistemit të kontrollit të prodhimit në fabrikë
  • Identifikimi dhe azhornimi i subjekteve prodhuese e shpërndarëse  të produkteve të ndërtimit
  • Evidentimi i problematikës teknike në zbatim të standardeve në fuqi për produktet e ndërtimit
  • Ndihma për prodhuesit në përdorimin e standardeve bashkëkohore me qëllim përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së produkteve të ndërtimit
  • Marrja e mostrave për testim në laboratorët e Institutit të Ndërtimit

Aktiviteti i Zyrës së Vlerësimit të Konformitetit është:

  • Vlerësimi i konformitetit në fushën e prodhimit të produkteve të ndërtimit
  • Konfirmimi i Kartës Teknologjike të fabrikave të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe vlerësimi i konsumit të lëndëve djegëse për njësi produkti të gatshëm
  • Përgatitja e projekt procedurave në fushën e vlerësimit të konformitetit të produkteve të  ndërtimit