Drejtoria e Rregullave Teknike dhe Oponencave

Suzana Myrtaj (Meta)

Diplomuar  ne vitin 1985 prane Fakultetit te  Inxhinierise se Ndertimit, Universiteti Shteteror i Tiranes ne degen : Ndertime Civile , Industriale dhe Ura. 
Ka nje experience te gjate ne fushen e projektimit, supervizionit dhe kolaudimit te objekteve te ndertimit.
Ka qene zbatuese e punimeve te ndertimit  per nje periudhe kohe prej 17 vjetesh, ne objekte te ndryshme si: godina banimi dhe sherbimi 12 kateshe; rikonstruksione godinash,digash dhe portesh; ndertim nen stacione elektrike; prodhim strukturash b/a parafabrikat etj.
Ka filluar pune prane Institutit te Ndertimit ne 16.11.2002 si specialiste prane Departamentit KPS(kerkim, projektim, standardizim),ku dhe ka qene Bashkepunetore ne Grupin e Punes te ngritur prane Institutit te Ndertimit per pershtatjen e Kushteve Teknike te Projektimit (KTP) dhe zbatimit (KTZ) sipas Eurokodeve , konkretisht:

  1. Rregulla Teknikete Projektimit  dhe te Zbatimit per Konstruksionet  beton- arme dhe me mure mbajtese  ne zona sizmike (EC-2, EC-4, EC-8).
  2. Rregulla Teknike te Projektimit dhe te Zbatimit per tubat plastike per sistemin e furnizimit me uje dhe kanalizimeve  .
  3. Rregulla Teknike te Projektimit te strukturave prej çeliku (EC-3).

Ne vazhdim  ,specialiste ne Departamentin e Rregullave Teknike dhe Oponencave. 
Nga 14 .10.2014  eshte Drejtore  e Drejtorise se Rregullave Teknike dhe Oponencave.
Eshte e martuar dhe ka dy femije.
Nr.kontakti 0682192400


Objekti i punes se Drejtorise Rregullave Teknike dhe Oponencave:

  1. Kryerja e veprimtarive kerkimore, shkencore, aplikative, zhvillimore, studimore dhe projektuese ne fushën e ndërtimit.
  2. Kryerja e veprimtarisë shkencore për te trete, te tilla si: kryerja e oponencave teknike te objekteve  te ndertimit me vlere te preventivuar mbi 100milion  leke,  hartim projektesh, kryerje ekspertizash ndertimore, kurse kualifikimi dhe trajnime te ndryshme per  specialistet  e ndertimit .

Struktura e Drejtorise:

Drejtoria funksionon sipas tre sektoreve:

  • Sektori I RregullaveTeknike
  • Sektori I OponencaveTeknike
  • Sektori I Projektimit

Sektori i RregullaveTeknike:

E mbeshtet veprimtarine e tij ne  Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, Neni 6 ; ne VKM Nr.68 date 15.02.2001 “Per miratimin e standardeve  dhe te kushteve teknike  te projektimit  dhe te zbatimit  te punimeve te ndertimit.

Aktiviteti i  Sektorit:

  • Mbajtja e lidhjeve te vazhdueshme me Drejtorine e Pergjithshme te Standardeve (DPS), per te ndjekur dhe per t’u informuar mbi Standardet  SSHEN qe miratohen dhe pasqyrohen ne Katalogun e Standardeve Shqiptare.
  • Bashkepunimi me Komitetet Teknike (DPS) per  miratimin  standardeve
  • S SH EN, duke dhene ndihmese ne kete proces.
  • Perzgjedhja e  temave studimore qe i sherbejne sferes se projektimit dhe zbatimit ne sektorin e ndertimit, adoptimit te Rregullave Teknike Europiane (Eurokodet), dhe  zhvillimi i  tyre pas     miratimit   nga MZHUT-ja
  • Harton  Rregulla Teknike (KTP &KTZ)
  • Organizon dhe udheheq kurse kualifikimi. 

Sektori i Oponencave:

E mbeshtet  veprimtarine etij  ne  Neni 6 Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, ne V.K.M. Nr.1055 dt.22/12/2010 “Per vendosjen e oponences teknike per projektet e veprave te ndertimit” dhe ne Urdherin e Ministres Nr.197, datë 09.10.2014 ,“Per miratimin e kushteve te pergjithshme te marreveshjes per kryerjen e oponences teknike per projektet e veprave te ndertimit”.

Aktiviteti i  Sektorit:

  • Kryen oponenca teknike te  projekteve te zbatimit per  te gjitha  objektet e ndertimit  me vlere  te preventivuar mbi 100mil leke,me investim shteteror (publike) , si i  vetmi institucion i njohur ligjerisht nga MZHUT-ja per  kete qellim ,sipas Urdherit Nr.197 date 09.10.2014te Ministres se MZHUT-se, si:
  1. Per Objektet  social – kulturore, spitale  , shkolla , godina industriale,etj
  2. Per Studim –Projektim rruge  te kategorive te ndryshme, Ura dhe Tunele, vepra arti etj.
  3. Per Hidrocentralet (HEC-et)
  4. Per Studim – projektim te  linjave te tensionit te larte
  5. Per Studim projektim te  rrjeteve te ndryshem inxhienierike ( ujsjellsa, kanalizime, tubacione gazi etj).
  6. Per  Landfille
  • Kryen oponenca teknike te objekteve  te ndertimit me vlere te  preventivuar mbi  100mil leke   me investim  privat (jo  publike)te  tilla si :
  1. Per godina  banimi  dhe sherbimi shumekateshe me konstruksion b/a dhe 
  2. Per Studime  gjeologo- inxhinierike dhe hidrologjike
  3. Per Studime  karierash te prodhimit te agregateve te ndertimit dhe shtreterit e lumenjve, etj.
  • Kryen oponenca teknike per objektet  e ndertimit  te realizuara me siparfaqe  ndertimi shtese  pertej asaj  te miratuar sipas Lejes se Ndertimit,  duke u  bazuar ne  Ligjin Nr. 9482 date  03.04.2006( me ndryshime) “Per  legalizimin,  urbanizimin dhe integrimin  e ndertimeve pa leje”.
  • Kryen oponenca teknike per Projekt -Rikonstruksionet e objekteve publike (shteterore)  
  • Kryen ekspertiza teknike te objekteve shteterore  (publike) dhe  private ( jo publike).

Dokumentacioni Tekniko - Ligjor që duhet të plotesojnë subjektet për kryerjen e Oponences Tekniko Ligjore:

LISTA E DOKUMENTACIONIT TEKNIKO - LIGJOR (PDF)

Lista e materialeve per oponence per rruget (PDF)

Lista e materialeve per oponence te objekteve qe  rikonstruktohen (PDF)

Marrveshje tip per kryerjen e Oponencave Teknike (PDF)

 


Bashkëpunetorët e jashtëm të Institutit të Ndërtimit duhet të plotesojnë dokumentacionet e mëposhtme:

Njoftim per shprehje interesi (PDF)

Rregullorja per perzgjedhjen e bashkepunetoreve te jashtem dt.12.11.14

Marveshje me bashkepunetoret e jashtem (PDF)