Drejtoria e Laboratoreve
Mimoza KOLA
Diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Tiranës.
Me një eksperiencë pune si inxhiniere zbatimi si dhe një periudhë 19 vjeçare pranë Institutit të Ndërtimit.
Ing. Mimoza Kola që prej datës 04.01.2023 është Drejtore e Drejtorisë së Laboratorëve.
E-mail: mimozakola76@gmail.com
DREJTORIA E LABORATOREVE
Laboratorët e Institutit të Ndërtimit, mbulojnë testimet e materialeve e produkteve të industrisë së ndërtimit, duke përdorur metoda standarde (konform EN), eksperimentale. Në mbështetje e zbatim te SSH ISO 17025, garantohet cilësia dhe besueshmëria e rezultateve të testimit ku në zbatim të tyre funksionon dhe sistemi i menaxhimit të cilësisë.
Laboratore të testimeve të këtij departamenti, janë akredituar nga ana e Drejtorisë së Akreditimit, Tiranë.
Në laboratore sigurohet një shërbim i kualifikuar sipas kërkesave të klientit për analiza kimike e fiziko mekanike për lëndet e para dhe produktet e ndërtimit si cimento, gëlqere, ujë për ndërtim, beton, produkte metalike, kollë, suva, agregate të ndryshme, gurë gëlqerore, asfaltobeton, produkte qeramike dhe testime mbi konstruksione betoni e beton arme, etj.
Gjithashtu shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të të dhënave ; shërbime me karakter eksperimental, shkencor, arsimor dhe trajnues ; shërbime specifike në fushën e ekspertizës .
Laboratorët kryejnë aktivitetin e tyre sipas një sistemi autonom të menaxhimit të cilësisë në përputhje me Manualin e Cilësisë, dokumenteve specifike të Drejtorisë së Akreditimit.
Cdo laborator sipas specifikës së tij, kryen analizat kimike etj, të produkteve të ndërtimit sipas “Listës së Produkteve dhe Cmimeve që miratohet cdo vit nga Këshilli Drejtues i IN.
Objekti i veprimtarisë së Departamentit të Laboratorëve.
Objekt i veprimtarisë së DL janë shërbime në fushën e ndërtimit për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin e konformitetit / performancës së produkteve për sigurimin dhe mbrojtjen e shëndetit, jetës së publikut dhe mjedisit :
- shërbimet në testime fizike, gjeometrike, kimike, mekanike, testime statike mbi struktura,ekzaminime/përshkrime petrografike,
- shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të të dhënave,
- shërbime në sferën e vlerësimit të konformitetit/performancës të produkteve të ndërtimit,
- shërbime me karakter eksperimental, shkencor, arsimor dhe trajnues,
- shërbime specifike në fushën e ekspertizës.
- Standardi SSH ISO/ IEC 17025 ‘Kërkesa të përgjithëshme për kompetencat e laboratorëve të testimit dhe të kalibrimit’.
- Standardi SSH ISO 9001 ‘Sistemet e menaxhimit të cilësisë. Kërkesat’.
- Standardi SSH ISO 10012 ‘Sistemet e menaxhimit të matjeve. Kërkesat për proceset e matjeve dhe paisjet matëse’.
- ISO/PAS 17002 Vlerësimi i konformitetit : Konfidencialiteti. Principet dhe kërkesat.
- ISO/PAS 17004 Vlerësimi i konformitetit : Zbulimi i informacionit. Principet dhe kërkesat
- ISO/PAS 17001 Vlerësimi i konformitetit. Paanshmëria. Principet dhe kërkesat.
- Ligji ‘ Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore për vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore’ .
- Ligji ‘Për akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë’.
- Ligji ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’.
- Ligji‘ Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të’.
- Ligji ‘Për konkurrencën’.
- Ligji ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve’.
- Ligji ‘Kodi i punës i Republikës së Shqiperisë”
- Ligji ‘Për rregullimin e kohës së punës dhe të pushimit’.
- Ligji ' Për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- VKM ‘Për rregullat e përgjithshme të punës në administratën shtetërore’.
- VKM ‘Për rregullat e etikës në shërbimin civil’
- Udhëzim ‘Për hartimin e përshkrimit të pozicioneve të punës’.
- VKM ‘Për vlerësimin e rezultateve në punë’.
- Rregullorja e Institutit të Ndërtimit.
Attachment | Size |
---|---|
![]() | 21.25 KB |