Cilët jemi...

Instituti i Ndërtimit është institucion me vet-financim, krijuar ne baze te Urdhrit nr. 225, dt.29.06.2004 “Për krijimin e Institutit e Ndërtimit” ne varësi te Ministrisë se Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me seli ne Tirane. ai eshte krijuar si rezultat i bashkimit te disa institucioneve qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne fushen e ndertimeve. Ky institut eshte i vetmi i ketij lloji ne Shqiperi. 

Objekti kryesor i punës se Institutit te Ndërtimit është:

  • kryerja e veprimtarisë kërkimore shkencore, aplikative zhvillimore dhe projektuese ne fushën e ndërtimit
  • si dhe kryerja e veprimtarive shkencore e teknologjike për te trete te tilla si oponenca, ekspertiza, kurse kualifikimi, vlerësime konformiteti dhe kontrolle për produktet e ndërtimit qe lidhen me sigurinë e jetës.

Veprimtarinë e tij Instituti i Ndërtimit e ushtron:

  • bazuar ne ligjin nr.7582 te dt. 13.7.1992 për  “Ndërmarrjet Shtetërore”  me ndryshime,  
  • bazuar ne Ligjin nr. 8402 dt. 10.9.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndërtimit”
  • bazuar ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr.1055, dt. 22.12.2010 “Për vendosjen e oponencës teknike për projektet  e veprave të ndërtimit”
  • bazuar ne piken 1 te urdhërit  nr.197 date 09.10.2014 te Ministrit te MZHUT “Për miratimin e kushteve të përgjithshme të marrëveshjes për kryerjen e oponencës teknike për projektet e veprave të ndërtimit.
  • bazuar ne Ligjin Nr. 8872, dt. 29.03.2002, i ndryshuar Ligjin nr.10011, dt.30.10.2008, "Për arsimin dhe formimin profesional ne Republikën e Shqipërisë

Shërbimet e realizuara nga IN janë:

  • oponenca teknike
  • analizat fiziko mekanike te produkteve te ndërtimit.
  • vlerësimin e konformitetit te produkteve te ndërtimit,
  • si dhe lëshon vlerësimet e Kartave Teknologjike për harxhimin e lendeve djegëse ne linjat e prodhimit.
  • shitjen e Rregullave dhe kushteve teknike te projekteve te zbatimit ne  fuqi me autorësinë e këtij institucioni.
  • kryerjen e kurseve te formimit profesional (kualifikimi) për laborante te produkteve te ndërtimit.

DREJTORIA E RREGULLAVE TEKNIKE DHE OPONENCAVE

Objekti i punes se Drejtorise Rregullave Teknike dhe Oponencave:

  1. Kryerja e veprimtarive kerkimore, shkencore, aplikative, zhvillimore, studimore dhe projektuese ne fushën e ndërtimit.
  2. Kryerja e veprimtarisë shkencore për te trete, te tilla si: kryerja e oponencave teknike te objekteve  te ndertimit me vlere te preventivuar mbi 100milion  leke,  hartim projektesh, kryerje ekspertizash ndertimore, kurse kualifikimi dhe trajnime te ndryshme per  specialistet  e ndertimit.

Struktura e Drejtorise:

Drejtoria funksionon sipas tre sektoreve:

  • Sektori i RregullaveTeknike
  • Sektori i OponencaveTeknike
  • Sektori i Projektimit

Sektori i RregullaveTeknike:

E mbeshtet veprimtarine e tij ne  Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, Neni 6 ; ne VKM Nr.68 date 15.02.2001 “Per miratimin e standardeve  dhe te kushteve teknike  te projektimit  dhe te zbatimit  te punimeve te ndertimit.

Aktiviteti i  Sektorit:

  • Mbajtja e lidhjeve te vazhdueshme me Drejtorine e Pergjithshme te Standardeve (DPS), per te ndjekur dhe per t’u informuar mbi Standardet  SSHEN qe miratohen dhe pasqyrohen ne Katalogun e Standardeve Shqiptare.
  • Bashkepunimi me Komitetet Teknike (DPS) per  miratimin  standardeve SSH EN, duke dhene ndihmese ne kete proces.
  • Perzgjedhja e  temave studimore qe i sherbejne sferes se projektimit dhe zbatimit ne sektorin e ndertimit, adoptimit te Rregullave Teknike Europiane (Eurokodet), dhe  zhvillimi i  tyre pas     miratimit   nga MZHUT-ja
  • Harton  Rregulla Teknike (KTP &KTZ)
  • Organizon dhe udheheq kurse kualifikimi. 

Sektori i Oponencave:

E mbeshtet  veprimtarine etij  ne  Neni 6 Ligjin Nr. 8402 dt. 10/09/1998 “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, ne V.K.M. Nr.1055 dt.22/12/2010 “Per vendosjen e oponences teknike per projektet e veprave te ndertimit” dhe ne Urdherin e Ministres Nr.197, datë 09.10.2014 ,“Per miratimin e kushteve te pergjithshme te marreveshjes per kryerjen e oponences teknike per projektet e veprave te ndertimit”.

Aktiviteti i  Sektorit:

Kryen oponenca teknike te  projekteve te zbatimit per  te gjitha  objektet e ndertimit  me vlere  te preventivuar mbi 100mil leke,me investim shteteror (publike) , si i  vetmi institucion i njohur ligjerisht nga MZHUT-ja per  kete qellim ,sipas Urdherit Nr.197 date 09.10.2014te Ministres se MZHUT-se, si:

  1. Per Objektet  social – kulturore, spitale  , shkolla , godina industriale,etj
  2. Per Studim –Projektim rruge  te kategorive te ndryshme, Ura dhe Tunele, vepra arti etj.
  3. Per Hidrocentralet (HEC-et)
  4. Per Studim – projektim te  linjave te tensionit te larte
  5. Per Studim projektim te  rrjeteve te ndryshem inxhienierike ( ujsjellsa, kanalizime, tubacione gazi etj).
  6. Per  Landfille

Kryen oponenca teknike te objekteve  te ndertimit me vlere te  preventivuar mbi  100mil leke   me investim  privat (jo  publike)te  tilla si :

  1. Per godina  banimi  dhe sherbimi shumekateshe me konstruksion b/a dhe 
  2. Per Studime  gjeologo- inxhinierike dhe hidrologjike
  3. Per Studime  karierash te prodhimit te agregateve te ndertimit dhe shtreterit e lumenjve, etj.

Kryen oponenca teknike per objektet  e ndertimit  te realizuara me siparfaqe  ndertimi shtese  pertej asaj  te miratuar sipas Lejes se Ndertimit,  duke u  bazuar ne  Ligjin Nr. 9482 date  03.04.2006( me ndryshime) “Per  legalizimin,  urbanizimin dhe integrimin  e ndertimeve pa leje”.
Kryen oponenca teknike per Projekt -Rikonstruksionet e objekteve publike (shteterore)  
Kryen ekspertiza teknike te objekteve shteterore  (publike) dhe  private ( jo publike).


DREJTORIA E LABORATOREVE TE TESTIMEVE

Laboratoret e Institutit te Ndertimit, mbulojne testimet e materialeve e produkteve te industries se ndertimit, duke perdorur metoda standard (konform EN), e eksperimentale. Ne mbeshtetje e zbatim te SSH ISO 17025, garantohet cilesia dhe besueshmeria e rezultateve te testimit ku ne zbatim te tyre funksionon dhe sistemi i menaxhimit te cilesise.

Laboratore te testimeve te ketij departamenti, jane akredituar nga ana e Drejtorise se Akreditimit, Tirane.

Ne laboratore sigurohet nje sherbim i kualifikuar sipas kerkesave te klientit per analiza kimike e fiziko mekanike per lendet e para dhe produktet e ndertimit si cimento, allci, gelqere, uje per ndertim, beton, produkte metalike, kolle, suva, aggregate te ndryshme, gure gelqerore, asfaltobeton, produkte qeramike dhe testime mbi konstruksione betoni e beton arme, etj.

Gjithashtu  sherbime te konsulences teknike dhe dhenies se opinioneve e interpretimit te te dhenave ; sherbime me karakter eksperimental, shkencor, arsimor dhe trajnues ;  sherbime specifike ne fushen e ekspertizes .

Laboratorët kryejnë aktivitetin e tyre sipas një sistemi autonom  te menaxhimit te cilësisë ne përputhje me Manualin e Cilësisë, dokumenteve specifike te Drejtorisë se Akreditimit.

Cdo laborator sipas specifikes se tij, kryen analizat kimike etj, te produkteve te ndertimit sipas “Listes se Produkteve dhe Cmimeve qe miratohet cdo vit nga Keshilli Drejtues i IN.

Dokumentat referuese te Departamentit te Laboratoreve jane:

  • Standardi SSH ISO/IEC 17025:2006 “Kerkesa te Pergjithshme  per kompetencat  e laboratoreve te testimit dhe  kalibrimit”
  • Standardi SSH ISO 9001 :2008 “Sistemet e menaxhimit  te  cilesise .Kerkesat”
  • Standardi SSH ISO 10012 : 2003 “Sistemet e menaxhimit te matjeve .Kerkesat  per proceset e matjeve  dhe  pajisjet  matese”
  • Ligji Nr.9824 dt.01.11.2007 “Per akreditimin e organizmave te vleresimit te konformitetit  ne Republiken e Shqiperise.

SEKTORI I VLERESIMIT TE KONFORMITETIT

Sektori i  vleresimit te konformitetit ka per detyre  te kryeje vleresime te konformitetit ne fushen e prodhimit te produkteve te ndertimit me qellim pergatitjen e projekt procedurave ne fushen e vleresimit te konformitetit te produkteve te  Ndertimit.

Sektori kryen inspektime ne subjekte prodhues te produkteve te ndertimit, ne forme sondazhi, ne te gjithë territorin e vendit. Evidenton problematiken teknike ne zbatim te standardeve ne fuqi për produktet e ndertimit. Nxit prodhuesit ne permiresimin dhe rritjen e cilesise se produkteve te ndertimit, si dhe ne perdorimin e standardeve bashkohore.

Ai ka objekt pune:

  • marrjen e mostrave per testim ne laboratoret e IN,
  • identifikimin e azhornimin e subjekteve prodhuese e shperndarese  te produkteve te ndertimit,
  • asistencen per vendosjen e sistemeve te kontrollit te prodhimit ne fabrike,  
  • vleresimin e konsumit te lendeve djegese te lengeta per njesi produkti te gatshem per shitje dhe  dhenien e konfirmimit te kartes teknologjike
  • pergatitjen e projekt procedurave ne fushen e vleresimit te konformitetit te produkteve te  Ndertimit

Ai e  zhvillon aktivitetin e tij ne perputhje me legjislacionin dhe standardet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise duke u mbeshtetur kryesisht ne:

Ligjin nr. 9290 dt 07.10.2004 “ Per produket e ndertimit ”

VKM nr.279 dt 18.04.2007    “ Per miratimin e listes se standardeve per vleresim te detyruar  konformiteti ”

SSH dhe SSH EN per produket e ndertimit, etj.

Sektori siguron informacionet e nevojshme duke ruajtur konfidencialitetin e klienteve, per nivelin e prodhimit ne vend te materialeve te ndertimit.  Grumbullon, arshivon dhe ve ne dispozicion te klienteve informacionin e nevojshem per legjislacionin ne fuqi per fushen e ndertimit dhe te prodhimit te materialeve te ndertimit ne pergjithesi, informon dhe pajis te interesuarit me Rregulla Teknike.

Ky sektor eshte ne proces pune intensive per t’u akredituar si trupe inspektimi e certifikuar.


DREJTORIA E SHERBIMEVE MBESHTETESE DHE FINANCES
Nder te tjera me ane te zyres se pritjes se klienteve merr mostrat nga subjektet apo personat e ngarkuar duke i dokumentuar, ne sasite e kerkuara nga metodikat per kryerjen e analizes, ploteson faturen tatimore per te kryer veprimet ne sektorin e e finances.

Rishikon tarifat per sherbimet qe kryen klienti ne baze te analizes se kostos dhe informon ne kohe subjektet.